Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 5-të

Ajet Kuranor: „Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e Allahut, pra mos i kundërshtoni. ..” (El-Bekare 187) Hadith profetik: “Kur të hyjë Muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen në pranga shejtanët.” Duaja e ditës: “Zoti ynë! Mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh!”. Thënje e urtë: “Le të ketë secili prej jush zemrën e cila falënderon, gjuhën që e përmend Allahun dhe një grua besimtare e cila i ndihmon atij me veprat e saja për jetën tjetër (Ahiretin)”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top