Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 22-të
Ajet Kuranor: „Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.“ (En-Nisa: 110).
Hadith profetik: “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar e shtrin dorën natën që të pendohet ai që ka mëkatuar gjatë ditës. Po ashtu Ai e shtrin dorën e Tij ditën, që të pendohet ai që ka mëkatuar gjatë natës. Kjo ndodh derisa dielli të lindë nga perëndimi.“
Duaja e ditës: O Allah! Bekoji vëllezërit e mi, të cilët janë të gjindshëm gjithmonë në xhamitë tona për të riparuar, për të pastruar apo për të mësuar në to!
O Allah në këtë ditë, ma trego rrugën për të fituar kënaqësinë Tënde, mos ia mundëso shejtanit të më mposhtë, bëje Xhenetin vendqëndrim dhe prehje për mua, o Dëgjues i lutjeve të nevojtarëve!
O Allah në këtë ditë, mi hap dyert e mirësisë Tënde, zbritmi bekimet e saj, ndihmomë drejt shkaktuesve të mëshirës Tënde, e më jep një vend në rehatinë e Parajsës, o Dëgjuesi i thirrjes së të pikëlluarit!
Thënje e urtë: Një burrë i mirë është shpëtimi i gruas, një grua e mirë është shpëtimi i familjes.