Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 15-të

Ajet Kuranor: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun.“(Ali-Imran: 110).

Hadith profetik: “Allahu nuk ua heq diturinë njerëzve në mënyrë të menjëhershme, por ua heq atë me heqjen e dijetarëve. Atëherë kur të mos ketë ngelur asnjë dijetar, njerëzit do të marrin për të parë injorantët. Kur të pyeten, do të japin përgjigje pa kurrfarë dije. Ata kanë humbur vetvetet dhe po ashtu do t’i çojnë të tjerët në humbje”.
Duaja e ditës: O Allah! Më udhëzo mua, që të kërkoj dituri nga Ty dhe bekoje këtë besim (fe) nga ata që janë të sinqertë, të cilët zotërojnë dijen e saktë islame, të cilët janë të mesëm dhe të butë, të cilët nuk janë të ashpër apo të paduruar me mua dhe të cilët e kuptojë nga ku po vij unë, gjendjen time si mysliman në këtë vend, duke jetuar në këtë botë sot!
Thënje e urtë: Nëse do që të njohësh pozitën tënde tek Allahu shihe se me çfarë të ka preokupuar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top