Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 16-të

Ajet Kuranor: „Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij
një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.“(En-Nahl: 97).

Hadith kudsij: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, All-llahu do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer të plotë, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkruajë një vepër të mirë të plotë, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”.

Duaja e ditës: O Allah! Na përdor gjithmonë në rrugën e drejtë dhe për veprat e hajrit!

Thënje e urtë: Janë dy grupe nga ummeti im që, kur ata janë të devotshëm, ummeti im do të jetë në të drejtë e kur ata janë të prishur ummeti im do të korruptohet: dijetarët dhe sundimtarët.

1 thought on “Dita 16”

  1. Selam alejkum vëllezer musliman ju pershendes per zemërsisht njashtu i’u uroj agjerimi të këndshem dhe shtim të veprave të cilat iu aftojn me te gjithmeshirshmin famëlart.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top