Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 23-të

Ajet Kuranor: „O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.“ (El-Maideh: 90)

Hadith profetik: “I gjithë populli im është i falur përveç atyre që publikojnë gjynahet. Prej publikimit, është se njeriu natën vepron një mëkat, pastaj kur gdhin pasi Allahu i ka fshehur atë, ai thotë: O filan, mbrëmë kam vepruar kështu e ashtu. Atë e zuri gjumi dhe Allahu ia fshehu gjynahin, por në mëngjes ai e zbuloi atë që Allahu e fshehu.”

Duaja e ditës: O Allah! Largoje perden në sytë e atyre, që kanë qenë të mashtruar duke e parë Islamin si diçka të keqe, për shkak të paditurisë dhe stereotipave mediatikë!

Thënje e urtë: Dija është më e mirë se pasuria. Dija është një mbrojtje për ty, ndërsa je ti ai që duhet ta mbrosh pasurinë. Zekati i dijes është vepra, ndërkohë që diturija shtohet me shpërndarjen e saj ndërsa harxhimi e pakëson pasurinë. Dashuria ndaj dijetarit është pjesë e fesë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top