Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 4-të

Ajet Kuranor: „E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.“( El-Bekare 186) Hadith profetik: “Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm!”. Duaja e ditës: O Allah! Në këtë ditë, më dhuro urtësi dhe vetëdije, më mbaj larg cektësisë dhe krekosjes, më jep pjesë në çdo bekim që zbret, me bujarinë Tënde, o më Bujari i bujarëve! Thënje e urtë: Dijetarët në të kaluarën e këshillonin njëri-tjetrin më këto fjalë: – Kush e përmirëson të fshehtën e tij, Allahu ja përmirëson të dukshmen e tij, – Kush e përmirëson relacionin e tij me Allahun, Allahu ja përmirëson relacionin e tij me njerëzit, dhe – Kush punon për ahiretin e tij, Allahu ja përmirëson dunjan e tij.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top