Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 9-të

Ajet Kuranor: „O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.“ (Huxhurat 6)

Hadith profetik: “Me të vërtetë, sinqeriteti të shpie tek mirësia, e mirësia të shpie në Xhenet. Vërtet, njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në fjalë e vepra) derisa shkruhet tek Allahu i Sinqertë. Kurse, me të vërtetë, gënjeshtra të shpie drejt shthurrjes, e shthurrja të shpie në Zjarr. Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtar.”

Duaja e ditës: O Allah! Të lutëm më fal mua për gjithë të këqijat, që kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Ti je kaq i mëshirshëm dhe i butë. Të lutem më fal mua dhe më ndihmo mua, të qëndroj larg prej gjithë asaj që është e gabuar. Është kaq e vështirë për mua dhe unë jam kaq i dobët, por Ti je më i Fuqishëm!

Thënje e urtë: Forca e mendimit hyn në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top