24Qer/17

Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

URIMI I KRYETARIT Z. SKENDER BRUÇAJ PËR FITËR BAJRAM

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, kudo që ndodheni!

Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës se Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet, lutjet dhe sakrificën tonë. Continue reading

24Qer/17

Njoftim

Njoftohet xhemati i nderuar i Xhamisë IKRA-Siegen, se ditën e dielë (me datë 25 qershor 2017), pritet të jetë Dita e e Parë e Fitër Bajramit.

Namazi i Sabahut do të falet në orën 04:45,

kurse Namazi i Bajramit do të falet në orën 06:00.

Allahu i pranoftë adhurimet tona dhe mbarësi e mirësi na dhashtë në familjet tona! Gëzuar për shumë vjet Fitër Bajramin!
Me respekt: Xhamia Ikra Siegen

24Qer/17

Teravija e fundit u fal…

Teravija e fundit u fal…
Syfyri i fundit u henger…
Edhe pak ore na kane mbetur per t’u ndare me misafirin e nderuar… nuk e dime a do te kemi me nderin ta presim prape…
O Ramazan, nuk po te themi lamtumire, por po te themi mirupafshim duke e lutur Allahun e madherishem qe te na e mundesoje te takohemi prape e inshallah te te presim me mire se kete vit… te ta dime vleren tende te madhe…
O Allah, na e prano agjerimin e cdo veper tjeter te mire, dhe na e mundeso te takohemi serish me mikun e dashur te zemrave tona!!!
O Allah, ti je Zot i Ramazanit, por edhe i 11 muajve te tjere pas Ramazanit…
Na e mundeso te te adhurojme ne menyren sa me te mire derisa te ndahemi nha kjo bote!…

26Maj/17

Urimi i kryetarit të KMSH

26Maj/17

Mesazhi i Bashksise islame te Kosoves

Prishtinë, 26 maj 2017

Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për besimtarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

Të nderuar qytetarë të Kosovës

Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, prandaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta jetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij. Continue reading

26Maj/17

Mesazhi i Bashkësisë Islame të Maqedonisë

Mesazhi për media i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, me rastin e Ramazanit 2017

“O besimtarë!
Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”
(El-Bekare – 183)
Të dashur besimtarë,
Muaji i Ramazanit është muaj i veçuar nga ana e Allahut xh.sh; e ka veçuar me shumë ngjarje të shenjta, me shumë raste e ndodhi të cilat kanë bërë që njerëzimi të sheh dritë, ta prekë paqen, mirëqenien, ta shijojë lumturinë dhe rehatinë!
Continue reading