Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Freundschaftsfest

Festa e Miqësisë

Data: 13.06.2026

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët, të shtunën, me datën 13.06.2026, në Festën e Miqësisë që zhvillohet në qytetin e Siegenit.
Edhe këtë vit bashkësia  jonë do të prezantohet aty me specialitete ushqimore shqiptare.
Lusim anëtarët dhe bashkatdhetarët që të prezantojnë dhe ofrojnë tek Shatorrja (Paviloni) jonë specialitete ushqimore shqiptare, që do shkojnë si donacion për bashkësinë tonë.
Me këtë edhe prezantojmë kuzhinën e pasur shqiptare dhe njëherazi e ndihmojmë mbarëvajtjen e bashkësisë sonë.
Ju mirëpresim prej orës 12:00, ndërsa ceremonia zyrtare fillon në orën 14:00.
Me nderim: Kryesia e Bashkësisë Ikra Siegen

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top