Freundschaftsfest
Festa e Miqësisë
Data: 13.06.2026
Ftohen të gjithë bashkatdhetarët, të shtunën, me datën 13.06.2026, në Festën e Miqësisë që zhvillohet në qytetin e Siegenit.
Edhe këtë vit bashkësia jonë do të prezantohet aty me specialitete ushqimore shqiptare.
Lusim anëtarët dhe bashkatdhetarët që të prezantojnë dhe ofrojnë tek Shatorrja (Paviloni) jonë specialitete ushqimore shqiptare, që do shkojnë si donacion për bashkësinë tonë.
Me këtë edhe prezantojmë kuzhinën e pasur shqiptare dhe njëherazi e ndihmojmë mbarëvajtjen e bashkësisë sonë.
Ju mirëpresim prej orës 12:00, ndërsa ceremonia zyrtare fillon në orën 14:00.
Me nderim: Kryesia e Bashkësisë Ikra Siegen