Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

Unioni i bashkësive islame shqiptare në Gjermani, UIAZD, u mobilizua që në çastet e para pasi ndodhi tërmeti në Shqipëri më 26.11.2019 dhe ky mobilizim ishte shumë i natyrshëm pasi gjendja e muslimanit për muslimanin i ngjason një trupi, kur një pjesë e tij rënkon, rënkon i gjithë trupi. Pasi iu shpreh ngushëllimi institucioneve shqiptare, filloi mobilizimi i cili u organizua në disa faza. Së pari, UIAZD i bëri thirrje qendrave të sensibilizohen me të prekurit e tërmetit, kështu që u shpall më 29.11.2019 xhumaja e sensibilizimit ku u mblodhën mjete financiare por fatmirësisht ky aksion i kaloi parashikimet tona. Kryesia e UIAZD gjatë gjithë kësaj kohe konsultohej me shumë ente të tjera për të gjetur mënyrën më të mirë për realizimin e këtij projekti, kështu që unionet e qendrave shqiptare në Europë gjegjësisht Gjermania, Zvicra, Austria dhe Italia u dakorduan për të bashkuar donacionet e mbledhura rreth 800.000 € dhe përgatitën një delegacion për të vrojtuar në terren të prekurit nga tërmeti. Për tre ditë radhazi, delegacioni i unioneve i përbërë nga 8 përfaqësues realizoi disa takime informuese me përfaqësues të shtetit shqiptar, KMSH dhe të shoqërisë civile. Në takimin që patëm në drejtorinë e fondit shqiptar të zhvillimit u mundësua edhe një takim surprizë me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, të cilit iu shprehën ngushëllime të përzemërta dhe një gadishmëri për të kontribuar sado pak në rindërtimin e godinave të prishura nga tërmeti. Kryeministri nga ana e tij e vlerësoi jashtë mase këtë iniciativë dhe theksoi që edhe pse fondi i mbledhur është i konsiderueshëm por mënyra e mobilizimit dhe organizimit të unioneve mbetet për tu vlerësuar më shumë dhe premtoi se do të na e mundësoi që amaneti i popullit shqiptar në diasporë të shkojë drejtpërdrejt tek të prekurit e tërmetit duke realizuar ndonjë projekt prekës që brez pas brezi të mbahet kurdoherë në kujtesë.
Po ashtu mbetet të vlerësohet edhe mbështetja e përfaqësuesve të KMSH të cilët morën përsipër akomodimin e delegacionit dhe vizitat nëpër myftinitë e prekura nga tërmeti si në Durrës ashtu edhe në Thumanë ku u vrojtuan nga afër dëmet e shkaktuara.
Delegacioni i UIAZD u përfaqësua nga kryetari i saj ef. Mensur Halili dhe sekretari Salahudin Ibra dhe në njëjtën kohë UIAZD shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë atyre qendrave dhe bashkatdhetarëve që ia mirëbesuan këtë amanet duke premtuar që me lejen e Zotit ky projekt do të realizohet në mënyrën më të denjë. Tani mbetet të vendoset cilin projekt do mbështesë UIAZD në bashkëpunim me unionet e tjera.

Düsseldorf, 13.12.2019

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top