Bashkësia Shqiptare IKRA-Siegen e.V.

SELAMUN ALEJKUM

”O ju që besuat agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim edhe për popujt para jush ashtu që të bëhemi të devotshëm ”
( El – Bakare 183 )

Të dashur vëllezër e motra,

Miq e dashamirë të respektuar të xhamisë IKRA, Siegen

Ramazani me të vërtetë është një muaj nderi për mbarë muslimanët.

Muaji i Ramazanit i ngjan diellit që i jep dritë tokës.

Në këtë kohë materiale, e me plotë errësirë shpirtërore, vjen drita e Ramazanit për të na e dritësuar jetën me shpirtin e agjërimit, me shkëndijat e Kur’anit dhe me netët plotë gjallëri fetare.

Kjo kohë e bekuar ramazani është koha e disponimit të shpirtit, harrimit të brengave të dynjasë dhe të pushimit të trupit.

Andaj, ne e lusim Allahun e madhërishëm që këtë vit, ky ramazan, të bëhet shkas që njeriu të plotësojë vetveten, t’ua hap krahët dhe zemrën të tjerëve, dhe përfundimisht t’i kthehet Allahut Fuqiplotë për të gjetur kënaqësinë e Tij të madhe.

Ne lutemi për ju që Zoti t’u falë forcë, t’u falë shëndet, mirëqenie dhe dashuri , që muajin e Ramazanit ta kaloni siç është më mirë.

Vlerat janë të mëdha dhe shpërblimet janë të pafundta.

Urdhëroni dhe jetoni me mirësitë e agjërimit të begatë.

Qofshi nën bekimet e Allahut dhe gëzuar muaji i bekuar i Ramazanit, kudo që të jeni, në Gjermani , Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshëvës, e kudo tjetër nëpër botë.

Kësaj radhe, ua urojmë këtë Ramazan pak me ndryshe me ibadete te shtuara gjithsecili ne Shtëpitë e tyre duke e lutur Allahu që t’na largoj nga kjo gjendje e pandemisë dhe ti kthehemi jetës normale …!

Zoti ju ruajt të gjithëve dhe paqit Agjërim të lehtë !

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë ne!

Me shumë respekt  nga  Kryesia e Xhamisë IKRA Siegen.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com
Scroll to Top