Bundesministerium für Gesundheit

Rregulla në lidhje me koronavirusin
SARS-CoV-2/COVID-19 për personat
që hyjnë në Gjermani
INTERNET www.bundesgesundheitsministerium.de, www.zusammengegencorona.de
Versioni: 30 mars 2021

Shumë të nderuar udhëtarë,
Mirëserdhët në Gjermani! Ju lutem respektoni këto udhëzime të rëndësishme:
 Kur hyni nga bota e jashtme në Republikën Federale të Gjermanisë dhe kur keni qëndruar 10 ditë para hyrjes në
një zonë rreziku, sipas legjislacionit të landeve federale, si rregull, jeni të detyruar që menjëherë pas hyrjes të
shkoni në rrugë direkte në shtëpinë tuaj ose në një strehim tjetër të përshtatshëm si dhe të qëndroni në
vazhdimësi pa ndërprerje atje për një periudhë kohore prej 10 ditësh (përkatësisht prej 14 ditësh, kur keni
qëndruar në zona të varianteve të virusit) që pas hyrjes suaj në Gjermani (karantinë). Shkeljet mund të ndiqen
si kundërvajtje me një gjobë deri në 25 000 EURO.
 Zonë rreziku është një shtet ose rajon jashtë Republikës Federale të Gjermanisë, për të cilin apo për të
cilën, në kohën e hyrjes në Republikën Federale të Gjermanisë, ekziston një rrezik i shtuar i infektimit me
koronavirusin SARS-CoV-2. Lista e zonave të rrezikut: https://www.rki.de/risikogebiete
 Para se të hyni në Gjermani, duhet të regjistroheni në https://www.einreiseanmeldung.de dhe ta
keni me vete dëshminë kur të hyni në Gjermani. Dëshmia do të kontrollohet nga transportuesi juaj
dhe, në rast nevoje, edhe nga Policia Federale në kuadër të kontrollit të hyrjes në Gjermani; përveç
kësaj, Policia Federale kryen edhe kontrolle në kuadër të detyrave të saj si polici kufitare (p.sh. kur
hyni në rrugë tokësore).
 Në rastet kur nuk e keni të mundur që të bëni një regjistrim digjital të hyrjes, për shkak të mungesës së
pajisjeve teknike ose të një difekti teknik, jeni të detyruar të plotësoni një deklaratë zëvendësuese. Ju
lutem shikoni në udhëzimet e deklaratës zëvendësuese se ku duhet ta dorëzoni atë (p.sh. te transportuesi
ose te Deutsche Post E-POST Solutions GmbH, 69990 Mannheim).
 Përveç kësaj, ju duhet të keni dëshmi të testit jo më vonë se 48 orë pas hyrjes suaj në Gjermani dhe t’ia
paraqisni atë autoritetit kompetent, nëse e kërkon atë, brenda 10 ditëve nga hyrja. Dëshmi konsiderohen një
çertifikatë mjekësore ose një rezultat i testit në lidhje me mosinfektimin me koronavirusin SARS-CoV-2.
Udhëtarët e transportit ajror lutemi të mbajnë parasysh detyrimin për testim para fluturimit, si parim të
përgjithshëm, pavarësisht nëse kanë qëndruar në një zonë rreziku.
 Nëse po hyni në Gjermani nga një zonë me rrezik veçanërisht të lartë për t’u infektuar me SARS-CoV-2, duhet
të testoheni para nisjes, sepse duhet të paraqisni një dëshmi kur të hyni, kur t’ju kërkohet nga autoriteti
kompetent ose nga Policia Federale. Në rastet kur përdorni një transportues, dëshminë duhet t’ia paraqisni
transportuesit tuaj që para nisjes. Zona me rrezik veçanërisht të lartë janë zonat ku ekziston një rrezik i
veçantë i infektimit për shkak të përhapjes së mutacioneve të virusit ose për shkak të incidencave veçanërisht
të larta. Edhe këto publikohen në faqen e sipërpërmendur në internet të Institutit Robert Koch.
 Në lidhje me detyrimin për karantinë, respektoni legjislacionin e landit federal të zbatueshëm për ju dhe
mbani mend se karantina 10 ditore si rregull i përgjithshëm mund të përfundojë më e herta pas ditës së pestë
pas hyrjes në Gjermani, me një rezultat negativ të testit. Karantina 14 ditore pas qëndrimit në një zonë të
varianteve të virusit nuk mund të përfundojë para kohe duke u testuar.
 Edhe kur rezultati i testit është negativ, ju keni detyrimin të kontaktoni menjëherë Zyrën e Shëndetit Publik
(https://tools.rki.de/PLZTool/en-GB) kompetente për ju, kur 10 ditë pasi keni hyrë në Gjermani keni
simptoma tipike (vështirësi në frymëmarrje, kollë të re, ethe ose humbje të nuhatjes ose shijes) të infektimit
me koronavirusin SARS-CoV- 2.

Ministria juaj Federale për Shëndetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *